Ja format se si janë zhdukur dhjetëra miliona euro nga inceneratori i Tiranës

E mërkurë, 28 February 2024 15:06

Afera e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës, ku ky i fundit mungon, kap vlera marramendëse, të paguara nga shteti shqiptar,.

Rreth 70 milionë euro, po kaq dhe vlera që kompania koncesionare ka marrë nga shërbimet e tjera, të cilat i ka përcaktuar me marrëveshje siç është rasti i dherave që ka marrë nga Bashkia e Tiranës, që në total shkon afërsisht me të njëjtën shumë që ka paguar qeveria shqiptare dhe bashkia e kryeqytetit për landfillin dhe inceneratorin e Tiranës. 

 

Skemat e zhdukjes së parave janë mjaft të thjeshta.

-Së pari, me huadhënie apo me kontratë.

Kompania koncesionare i ka dhënë kompanisë “ITS” të Klodian Zotos miliona euro huadhënie paradhënie për shërbime, të cilat nuk janë kryer kurrë.

Sipas dokumenteve të vlerësuara deri tani, denoncuar nga CNA, nga gazetari Elvi Fundo, por dhe nga ekspertët e opozitës dhe deputeti Belind Këlliçi, afërsisht me huadhënien nuk gjendet fundi i 15 milionë eurove.

Image

Kontrata, nënkontraktime për shërbime që nuk kryhen kurrë.

-Mënyra e dytë e zhdukjes së lekëve është ajo që pretendon Prokuroria, pra SPAK-u, që janë dhënë para me çanta. Pra, jepeshin shërbime, nuk priheshin fatura, nuk priheshin lekët për privatët dhe më pas paratë merreshin kesh dhe me këto para në çanta bëheshin pagesat.

Informaliteti në Shqipëri është vlerësuar në shifra rreth 50%. Paratë në dorë vazhdojnë të jenë pagesa kryesore në vend, gati 90% e pagesave bëhen me para në dorë. Sistemi i pagesave me bankë është shumë i dobët dhe kompania dhe njerëzit e saj e kanë shfrytëzuar për të bërë lëvizje parash. Kanë nënkontraktorë apo shërbime të ofruara me para kesh, të cilat më pas janë përdorur për korrupsion nga kompania.

-Mënyra e tretë se si janë zhdukur ato dhjetëra miliona euro për landfillin e Tiranës dhe inceneratorin që nuk ekziston është kleringu apo këmbimi që ka bërë kompania me firmat e ndërtimit.

Pra, shumë kompani ndërtimi, të cilat duhet të paguanin 150 apo 200 apo deri në 400-500 mijë euro për dherat që çonin në landfill për gropat që do të hapnin për të ndërtuar pallatet apo derdhjen e mbetjeve inerte paguanin me klering.

Pra, depozitonin dherat dhe kompania koncesionare merrte pasuri të paluajtshme në emër të personave të tretë dhe kjo pasi çështja e dherave e kishte dhënë sërish nënkontraktimin te Klodian Zoto apo te kompani të tjera, pasuri të cilat janë me vlerë miliona euro, një e denoncuar së fundi nga deputeti Belind Këlliçi.

Pra, huadhënia dhe tërheqja e parave kesh në bankë është njëra formë, forma e dytë janë çantat me para, pagesat në të zezë, kryesisht përdorur edhe për mediat. Forma e tretë e zhdukjes së parave është kleringu, këmbimi i pasurive dhe rimarrja e regjistrimi i shumë pronave në këmbim të depozitimit të dherave apo mbetjeve, por kjo e bërë gjoja për nënkontraktorë, pasi Klodian Zoto nuk ishte një nënkontraktor, por ishte një nga pronarët e vërtetë të landfillit të Tiranës sepse njeriu kryesor i menaxhimit të kësaj skeme të madhe vjedhjeje është Mirel Mërtiri në bashkëpunim me zyrtarët e shtetit shqiptar.

Login to post comments