'Nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shqiptarëve ndaj Ukrainës’

E mërkurë, 28 February 2024 15:09

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky postoi një mesazh në median sociale pas nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit me Shqipërinë.

“Që në ditët e para të pushtimit të plotë, Shqipëria ka mbështetur Ukrainën në luftën tonë për liri dhe integritet territorial. 

 

Gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ne nënshkruam Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë. Ky dokument do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit tonë me Shqipërinë dhe pozicionin e Ukrainës në Ballkan.

Sot diskutuam gjithashtu nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta. 

I jemi mirënjohës qeverisë dhe popullit shqiptar. Nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve,” shkruan Zelensky.

Login to post comments