Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, foli për mediat pasi takoi në tapetin e kuq presidentin ukrainas dhe kryeministrin shqiptar.
“Do japim të gjithë mbështetjen tonë për Ukrainën siç e kemi dhënë që nga dita e parë e invazionit i paprovokuar dhe ilegal të Rusisë ndaj Ukrainës, duke vendosur sanksione dhe duke mbështetur qytetarët dhe ushtarët ukrainase.
Sot në samit do flas për hapat konkretë dhe natyrisht do jemi këtu gjeri në fitoren e Ukrainës,”tha ajo.
E pyetur nëse do të kërkojë njohjen e Kosovës nga Ukraina, Vjosa Osmani tha: “Këto janë çështje biletarale. Ne gjithnjë e kemi bërë këtë kërkesë me mirëkuptimin e plotë se Ukraina është në gjendje të jashtëzakonshme duke luftuar për lirinë dhe pavarësinë e saj.
Jam e bindur se ai moment do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës,” tha Osmani.