Caktohet data për seancën ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, lidhur me kërkesën e avokatëve të tij për revokimin e masës së sigurisë.
Sanca do mbahet të hënën e 4 marsit në orën 11:00.
Ditën e djeshme seanca u shty për shkak se gjyqtarja Irena Gjoka merrte pjesë në një gjyq tjetër.
Një orë pas orarit zyrtar që ishte parashikuar seanca, ajo njoftoi avokatët për shtyrjen.
Ndërkohë, lideri i opozitës i ka drejtuar një pyetje publike gjyqtares, nëse ajo është dëbuar nga një shtet i huaj.
Nga ana tjetër, Irena Gjoka-Maneku vazhdon të gjykojë kryetarin e opozitës, edhe pse është konflikt të hapur interesi sepse është shkarkuar prej tij në vitin 1996.