Meta: SPAK-un e kapi për fyti Edi Rama dhe e ka edhe sot prej fyti!

Tuesday, 16 Prill 2024 16:26

 

"Nuk do të kishte ndodhur ajo vrasje në Elbasan, ajo ngjarje aq e rëndë në Elbasan, në qoftë se çështjen që ishte denoncuar do ta kishte hetuar do ta kishte hetuar SPAK-u." 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e shprehur sërish sot bindjen e tij, se Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “e ka kapur prej fyti”, kryeministri i vendit, Edi Rama. 

 

Gjatë një deklaratë për shtyp sot, kreu i PL-së u pyet drejtpërsëdrejti nga një gazetar:

"Z. Meta si ndiheni që një ish-president siç keni ju dhe që keni mbajtur praktikisht, të gjitha postet e një kupole të shtetit, të bëjë një sulm ndaj organeve të drejtësisë e të arrijë deri në atë pikë sa të thotë që "unë do ta hetoj”, SPAK-un?"

Ilir Meta: Nuk ekziston dhe nuk ka ekzistuar asnjë sulm nga Ilir Meta si president apo si kryetar i Partisë së Lirisë ndaj SPAK-ut pavarësisht se e kam bërë të qartë si president, publikisht, dhe më pas e në mënyrë të vazhdueshme se zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me 69 vota në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të votuar me 140 vota, ishte një kapje flagrante e institucionit të prokurorisë në të gjitha drejtimet. Pra, edhe SPAK-u, edhe prokuroria, edhe gjithçka tjetër, pasi në këtë mënyrë u kap KLP-ja përmes emërimeve që bëri e zgjedhura në mënyrë antikushtetuese, Arta Marku.

SPAK-u ka pasur të gjithë mbështetjen time si president për të bërë detyrën e tij dhe kurrë nuk e ka bërë detyrën e tij për ato pritmëri që priteshin apo që kërkoheshin nga publiku, sepse SPAK-u është rezultat i një pjelljeje të sforcuar. Ju i dini ato lindjet e vështira të vështira të sforcuara, të parakohshme apo me deformime dhe është rezultat i zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm me 69 vota.

Herën tjetër po të doni ju dhe të tjerët, ua bëj prapë unë skemën se si me 69 vota u kap KLP-ja, përmes emërimeve që bëri znj. Marku dhe sesi përmes KLP-së u kap dhe SPAK-u dhe çdo gjë tjetër. Pavarësisht nga kjo, SPAK-u ka pasur mbështetjen më të jashtëzakonshme për të bërë detyrën e tij, por SPAK-un e kapi për fyt, Edi Rama dhe e ka edhe sot për fyti, Edi Rama.

Të gjithë prisnin që SPAK-u të hetonte dosjen e Dibrës, apo jo?! Priste Europa, Parlamenti Europian, të gjithë. Por jo. SPAK-u e flaku atë dosje aq të rëndësishme dhe të Shijakut, i flaku në prokuroritë e rretheve.

Të gjithë prisnin që SPAK-u të vepronte në zgjedhjet e vitit 2021 kur bandat e Edi Ramës, bashkë me deputetët e Edi Ramës, bashkë me kryebashkiakët e Edi Ramës derdhën gjak në Kavajë, apo harruat ju? Derdhën gjak dhe viktima në Elbasan e kudo tjetër. Dhe nuk do të kishte ndodhur ajo vrasje në Elbasan, ajo ngjarje aq e rëndë në Elbasan, në qoftë se çështjen që ishte denoncuar do ta kishte hetuar do ta kishte hetuar SPAK-u. Por SPAK-u edhe pse i paralajmëruar, bashkë me prokurorinë, e çoi prapë çështjen në Elbasan te prokuroria, ku vëllai i prokurori kandidonte si deputet i PS-së. Dhe prandaj ndodhi vrasja, sepse ata ndiheshin të mbrojtur nga prokuroria, nga SPAK-u.

Raportet e mia me SPAK kanë qenë shumë transparente. Kam çuar shumë çështje në SPAK, për të cilat kurrë nuk kam marrë përgjigje. Por dy rastet më flagrante që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, integritetin e institucioneve kryesore të këtij shteti, janë: e para, padia që kam çuar për Ardian Dvoranin në SPAK dhe duhet ta dini të gjithë që këta trimat e SPAK-ut, asnjë nuk dilte në korridor atje, vetëm ai i protokollit, kur vajti presidenti i Republikës sepse u sollën si ushtarë të rilindjes dhe jo si prokurorë të një shteti serioz. Si ushtarë, si kaptera të rilindjes!!! Të shkojë presidenti i Republikës, të dorëzojë një padi dhe të mos ketë asnjë prokuror aty, vetëm justifikime e ky ishte aty, ky ishte atje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...