Presidentja Vjosa Osmani takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, bisedojnë për zgjedhjet e reja

Hënë, 12 August 2024 21:22
 
 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me ambasadorin amerikan në Kosovë lidhur me konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta në Kosovë.

 

Viti 2025 në Kosovë është vit i rregullt zgjedhor dhe sipas Presidencës së Kosovës, në takim është diskutuar për “përkushtimin e plotë për garantimin e një procesi zgjedhor demokratik dhe të suksesshëm”.

Më 31 korrik, Osmani ftoi të gjitha partitë parlamentare në konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve. Në këtë takim nuk mori pjesë kreu i partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.

Pas atij takimi, Osmani ka thënë se partitë kanë pasur propozime të ndryshme për datën e zgjedhjeve, por askush nuk ka insistuar për një të tillë. Disa nga datat e përmendura janë 26 janari ose 2, 9 dhe 16 shkurti.

Viti i ardhshëm 2025 është vit i rregullt zgjedhor në Kosovë dhe nëse partitë politike bien dakord që të mos ketë zgjedhje të parakohshme, Qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Kurti do të jetë e para që do të përmbushë mandatin katërvjeçar që nga shpallja e pavarësisë.

Ndërkaq, në takimin e zhvilluar në Presidencën e Kosovës më 12 gusht, sipas njoftimit, Osmani dhe Hovenier, po ashtu kanë biseduar për fushën e sigurisë, pa dhënë më shumë detaje.

“Thellimi i vazhdueshëm i raporteve bilaterale dhe koordinimi i rregullt për tema të interesit nacional ishin po ashtu pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm”, u tha në njoftim.

Diskutimi për thellimin e raporteve dypalëshe, vjen disa ditë pasi Departamenti amerikan i Shtetit inkurajoi Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, që t’i kthehet “angazhimit konstruktiv” me Uashingtonin, Bashkimin Evropian, NATO-n dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

SHBA-ja së fundi ka shprehur “zhgënjim” për, siç ka thënë, vendimet e pakoordinuara dhe të njëanshme të autoriteteve në Kosovë, pasi në fillim të gushtit në veri të Kosovës u mbyllën disa degë të Postës së Serbisë. 

 
 

SHBA-ja, por edhe pjesëtarët e tjerë të komunitetit ndërkombëtar, po ashtu kanë kundërshtuar synimin e Qeverisë së Kosovës, që të hapë për trafik urën mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën e Jugut të banuar me shqiptarë dhe atë të Veriut, të banuar me shumicë serbe.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...