‘Mbledhja më e rëndësishme e KK’/ Berisha: Shtatori i fundit që na gjen në opozitë, PD më 2025 merr pushtetin!

Saturday, 07 September 2024 11:56
 

Lideri demokrat, Sali Berisha në fjalën drejtuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD dhe pjesëmarrësve në këtë këshill, premtoi para tyre se ky shtator do të jetë i fundit për forcën politike që drejton, që do të jetë në opozitë.

Duke e cilësuar një mbledhje mjaft të rëndësishme atë të Këshillit Kombëtar, Berisha garantoi se më 2025, PD do të marrë pushtetin, duke shtuar se është në duart tona, në guximin, sakrificën tonë dhe nuk ka asnjë opsion tjetër. 

 

Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta  ju anëtareve dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD. Ju Z.Paloka dhe drejtuesve, Sekretarit të Përgjithshëm, N/kryetarëve të PD.

Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë demokratet e demokratët, qytetaret dhe qytetarët që ndjekin këtë mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD, mbledhjen më të rëndësishme.

Ky është shtatori i fundit që na gjen në opozitë. PD në vitin 2025 merr pushtetin. Rotacioni nuk mund dhe nuk do të vonojë më. Rotacioni është në duart tona, në guximin, sakriuficën tonë dhe nuk ka asnjë opsion tjetër.

I them këto, sepse kemi hyrë në muajin e 9 të përpara betejës finale elektorale. Në 9 muaj ne kemi përballjen finale kundër së keqes që në 11 vite asgjësoi procesin e vërtetë elektoral, plaçkiti, poshtëroi dhe dëboi masivisht shqiptarët.

I them këto se çdo demokrat dhe demokrate nga sot e tutje, kur të kërkojë votën e PD, demokratëve duhet t’i shihet në sy bindja për fitore.

Demokratëve duhet t’i dëgjohet në zë bindja për fitore. Demokratëve duhet t’u lexohet në shpirrt, bindja për fitore. Demokratëve duhet t’u lexohet në trup, bindja për fitore.

E gjitha sot, më shumë se kurrë fitorja qëndron në guximin, besimin dhe duart tona.

Këto vite PD e plagosën jo pak, kjo nuk mohohet. E vërteta është se këto vite me sulmin që na u bë, ne kemi luftuar më shumë në mbrojtje se sa në sulm. Duhet të mbronim flamurin tonë, programin tonë, pluralizmin politik që po jepte shpirt në Shqipëri, duhet të mbronim opozitën shqiptare.

Por sot kjo betejë ka mbaruar, realiteti është krejt i ri, kushtet kanë ndryshuar. Sot ne jemi të bashkuar. Sot ne jemi PD e Shqipërisë më e fortë se kurrë, tha Berisha!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...