Nga Klevis Balliu:
Prej kohësh opozita po sulmohet me arrestime politike për të dëmtuar forcën dhe fuqine e saj elektorale.
Analistet e paguar të qeverisë deklarojnë se drejtesia e re po godet pa preference politike. Teresesisht e pavërtetë.
Nërastin e fundit te deputetit Cyrbja, arrestim i tij erdhi si rrjedhojë e hetimeve Belge dhe Franceze dhe pergjimeve SKY ECC, në të cilat u vërtetua per te disatë herë lidhja e pushtetit te RAMES me krimin si dhe bashkepunimi i ngushtë elektoral i tyre.
Dhe nuk pamë falenderim te Francës apo Belgjikës nga ana e SPAK.
Kjo vlen edhe per rastin e Pellumb Gjokë, Arben Ndokës, dhe Bajrave në Shkodër, që urdheronin deputetin mos e takonin ministrin.
Pra këto hetime janë të prokurorisë Belge dhe Franceze.
E vetmja gje qe ka bere SPAK, thjeshtë dhe vetëm i ka vonuar ato, sepse cfarë kuptimi ka heqja e mandatit të Cyrbes sot, kur na ndajne pak muaj nga shperndarja e parlamentit.
I vetmi hetim elektoral i SPAK është bërë ndaj opozitës, në rastin e kandidatit fitues Fredi Belerit, i cili sot është europarlamentar, ndryshe nga deputetët dhe investitorët strategjik të Edi Rames që janë në burg.
Narkodrejtësia e Ramës arreston opozitën përpara zgjedhjeve sepse kërkon të garantoj fitoren e qeverisë të krimeve intelektuale.
Në SHBA, Donald Trump me 43 akuza mbi të, drejtësia vendosi të mos japi vendim dhe të mos marri masë deri në perfundimim e procesit demokratik sepse sipas drejtesisë amerikane ata kurre nuk mund të ndërhynë në një process demokratik, pasi ajo do të ishte fundi I pluralizmit.
Narkodrejtësia arreston liderin e opozitës pa fakte e prova, arreston dhe kryetarin e partisë së dytë më të madhe ish presidentin Ilir Meta, arreston deputetin e opozitës Salianjin sepse denoncon krimin, arreston kandidatin fitues të opozitës si Beleri, nderkohë Xhacka e Amand Josifit është e lire, burri i saj që vodhi pronat në bregdet është i lirë,Balluku Tigrit 1 dhe Tigrit 2 është e lirë, Veliaj i inceneratorëve dhe i 5D është i lirë, Olsi I Xibrakes është i lirë, Rama i Sinalohës dhe i gjithckaje ështe i lirë.
SPAK rezulton de facto shef shtabi elektoral per Partinë Socialiste, me urdhër dje për të zhvendosur vëmëndjen nga hetimet e vërteta Belge dhe Franceze, arrestoji presidentin Ilir Meta dhe në fakt as dje e as sot nuk ka asnjë diskutim për një pyetje kryesore në cështjen Cyrbja, me kë foli Altin Hajri që kishte autoritetim dhe fuqinë per të ngritur Cyrben në detyrë nga numri 5 në numrin 3 në listën e qarkut Durrës, ku kandidonte vetë Rama, në Partine e Rames.
Pra kemi nje konfirmim nga vetë pseudo drejtësia se zgjedhjet e Durrësit i janë vjedhur opozitës me banda.