Lideri i opozitës Sali Berisha përmes një statusi në rrjetet sociale, ka ngritur një sërë pyetjesh se kush fshihet pas emrit ‘Olsi’, i cili del në përgjimet e Sky Ecc gjatë një bisede me ish-deputetin socialist, Jurgis Çyrbja dhe narkotrafikantit, Altin Hajri.
Reagimi i kryedemokratit Berisha për emrin e shumëpërfolur ‘Olsi’ në dosjen e Çyrbjes, lidhet edhe me ekzekutimin pasditen e së dielës të Alfred Dedjas, në një lokal në zonën e Ndroqit në Tiranë nga Julian Gjoshi, kunati i Altin Hajrit.
Berisha përmes 6 pyetjeve që liston, thotë se SPAK dhe kreu i saj Altin Dumani duhet të përgjigjet mbi emrin e këtij personazhi dhe kush fshihet pas tij.
Kryedemokrati bashkangjitur pyetjeve që ngre për Dumanin mbi personazhin ‘Olsi’, ka paraqitur pjesë të bisedave telefonike të Altin Hajrit me ish-socialistin Jurgis Çyrbja, biseda që dalin nga dosja e Sky Ecc për bandën e Shijakut dhe lidhjeve të kësaj të fundit me eksponentë të lartë të PS në Durrrës, për listimin e deputetëve në zgjedhjet parlamentare të 2021.
Statusi
Cili është Olsi?
1-Ai nuk është prokurori i SKAP-it Dade!
2-Cili është Olsi i pushtetit që fsheh Altin Dumani?
3-Pse fsheh Osin e pushtetit Altin Dumani?
4- Cili është Olsi i pushtetit që, Altin Hajri i kërkon Ergys Çyrbes ta falenderojë se ka bërë mirë punën e tij?
5-Cili është Olsi i pushtetit që, Altin Hajri i kërkon Çyrbes të marrë masat e trupit për t’i blerë peshqesh dy kostume?
6-Cili është Olsi i pushtetit që do shpërblehej si ryshfet me dy kostume firmato?
Të dashur miq, në faqen që keni të postuar, janë bisedat telefonike të Altin Hajrit me Çyrben e Partisë, po aty personazh kryesor është Olsi që fsheh Dumani!