Në Kuvendin e Partisë Demokratike e ka marrë fjalën deputetja Jorida Tabaku, e cila u shprehs e PD forca më e dashur për të gjithë shqiptarët. “Jemi forca që kemi hedhur themelet për të ngritur ekonominë pas diktaturës, por sot nuk kemi më kohë. Sot 67 mijë biznese janë mbyllur, 67 mijë familje kanë mbetur pa punë, mbi 200 mijë shqiptarë kanë ikur dhe unë jam e bindur se ata po ikin se kanë mbetur pa punë, pa të ardhme”, tha Tabaku, duke folur në Kuvendin Kombëtar të PD-së.
Ajo u shpreh se ne besojmë se vendosja e TVSH për bizneset e vogla do të thellojë informalitetin.
“Pa sipërmarrjen e lirë, pa biznesin e vogël, shoqëria do të jetë gjithmonë e më e varfër. Ka ardhur koha që besimin duhet të na i japë biznesi, pasi taksat e ulëta dhe qeveritarët më të përgjegjshëm, do të krijojnë një klimë biznesi më të mirë”, tha Tabaku.
Në vijim ajo tha se ka vetëm një rrugë për t’iu larguar gjendjes që jemi, nuk është rruga e emigrimit, por duke punuar që sot për të bërë më të mirën për vendin dhe shqiptarët.