Kuvendi Kombëtar, Duma: Shqiptarët po na presin për t’ju kthyer dinjitetin

Diel, 29 Prill 2018 10:54

Në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ka folur edhe deputetja demokrate Grida Duma.

Ajo është shprehur se shqiptarët po presin PD që të marrë pushtetin, në mënyrë që t’ju kthejë atyre punën dhe dinjitetin që ua ka marrë Edi Rama.

Duma tha se fytyra e vërtetë e kësaj qeverisjeje është të bëjë shqiptarët sa më të varfër.

“Shqiptarët po na presin, ne e dimë se besimi është te Partia Demokratike. Sot është një ditë e rëndësishme, Kuvendi Kombëtar do e çojë pushtetin drejt qytetarëve, drejt atyre që kontribuojnë më shumë. Gjeja më ideale për të marrë pushtetin është për t’ia dhënë atë, jo për të marrë. Shqiptarët presin dhe ne duhet të bëjmë më të mirën, do e marrim pushtetin për njerëzit. Shqiptarët nuk presin nga ne për ndihmën ekonomike, por po presin t’i japim mundësinë, punën dhe dinjitetin”, tha Duma.  

Modifikuar më Diel, 29 Prill 2018 10:59

Video

Login to post comments