Ish-Kryeministri, Sali Berisha, në një prononcim për mediat nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka vlerësuar frymën Statutit të ri që pritet të miratohet. Ai e ka quajtur si një frymë të kompromisit të qartë.
Lideri historik i së djathtës ka apeluar edhe njëherë që në PD të bashkohen të gjitha forcat, kontributet dhe vlerat për të larguar një orë e më parë Edi Ramën nga qeverisja e vendit.
“Kuvendi Kombëtar u karakterizua nga diskutime normale, të lira dhe të hapura. Një kontrast shumë të madh mes këtij forumi dhe forumit të njeriut haluçinant, skizoik, atij që shkelmon të drejtat e socialistëve të ndershëm, që kanë një fatkeqësi që kanë në krye një njeri që nuk respekton asnjë vlerë, një kalbësirë që shqiptarët duhet ta hedhin një ditë e më parë”, tha Berisha.