×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Deputeti i Merkel: ‘Tahiri’ është kusht për negociatat

Hënë, 30 Prill 2018 10:53

Reporteri i Grupit të CDU-së për Shqipërinë në Parlamentin gjerman jep arsyet pse negociatat e Shqipërisë me BE-në nuk duhet të hapen tani pa plotësuar disa kushte.

Në një intervistë për “Panorama”, deputeti i partisë së kancelares Merkel, Thorsten Frei, argumenton se negociatat duhet të hapen kur te kenë kaluar vetingun gjyqtarët e niveleve të larta dhe të Apelit.

Duke komentuar çështjen “Tahiri”, Frei thotë se maxhoranca në Shqipëri parandaloi hetimet, duke mos ia hequr plotësisht imunitetin ish-ministrit të Brendshëm.

“Po, unë e adresova çështjen “Tahiri” përsëri. Sërish unë nuk mbeta i kënaqur me përgjigjen nga z.Rama. Kundër ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Tahiri, ekziston një dyshim i fortë korrupsioni në sajë të informacioneve nga Policia italiane. Meqë shumica e Parlamentit shqiptar nuk kishte dëshirë të hiqte tërësisht imunitetin e Tahirit, hetimet e plota mbi këtë çështje janë parandaluar. Nga këndvështrimi im, bëhet e qartë se procedurat dhe ligjet ekzistuese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kundër politikanëve dhe nëpunësve civilë të nivelit të lartë aplikohen me më pak përpikëri. Por të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara ligjit. Këto çështje vendosin besueshmërinë e të gjitha përpjekjeve të Shqipërisë. Ky është gjithashtu një kriter thelbësor për ne kur flasim mbi kohën e duhur për të hapur negociatat e anëtarësimit”- thote ai ne intervisten dhene per “Panorama.

Modifikuar më Hënë, 30 Prill 2018 11:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...