Rreth 500 punonjës të gurorëve në Berat kanë dalë në protestë ditën e sotme për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për bllokimin e aktivitetit të tyre.
Ata janë mbledhur para prefekturës së Beratit, të cilët kanë kërkuar që të rinisë puna, ku disa prej tyre edhe kanë fituar gjyqin me qeverinë.
Për të mbështetur protestën e tyre, janë edhe përfaqësues të opozitës.
Kohët e fundit, ka pasur shumë protesta në vendin tonë kundër mënyrës se si po drejton Edi Rama, ku më e madhja ishte ajo e kuksianëve kundër vendosjes së taksës për rrugën e Kombit.
Kjo protestë më pas u pasua e ngritjen e bizneseve të vogla për të kundërshtuar futjen e tyre në sistemin e pagesës së TVSH.
Po ashtu, të shumta kanë qenë protestat edhe në qytete të ndryshme, për probleme të ndryshme, si mungesa e ujit të pijshëm, mungesa e rrugëve etj.
/55News.al/