Ish-Presidenti Bujar Nishani është shprehur mbrëmjen e sotme në studion e “Report TV” se Vettingu në polici po kthehet në një show politik.
“ Përdorimi i qëllimit të këtij mekanizmi në raste të tjera më duket një show politik dhe për t’i ikur përgjegjësisë. Në polici do të kishte sens që Vettingu të bëhej në nivele drejtuese, drejtorë, shefa komisariatesh, shefa qarqesh.”-ka thënë ish-Presidenti.
Nishani është shprehur se ligji duhet të fokusohet tek pasuria e pajustifikuar e drejtuesve të policisë.
“Ky që po bëhet tani është më shumë një ofendim ndaj policëve. Më shumë shqetësuese janë vrasjet, vjedhjet, se sa ai 2 mijë lekëshi që ka marrë një polic.”-ka përmbyllur ai.