Nga Ylli Manjani
Sot duhej të ishte dita që të kërkohej rritja e pagave.
Paga e ulët është maskarallëk i madh! Madje sa më e ulët të jetë paga, aq më i madh është maskarallëku!
Paga e ulët tregon sesa e zezë dhe informale është ekonomia! Sa më e ulët paga, aq më në të zezë punohet! Debati për taksat në këtë rast bëhet qesharak...
Paga e ulët tregon se sa i madh është korrupsioni. Sa më e ulët paga, aq më i lartë korrupsioni! E pastaj çuditemi përse politikës i duhen lekë!! Ja për të blerë votat e rrogave të ulëta...
Korrupsion me cikël të mbyllur! Të gjithë fitojnë diçka, por në të zezë!!!
Justifikimi: nuk na del rroga!
Paga e ulët është humbje e dinjitetit njerëzor. Pa dyshim, ska burrni me duar në xhepa .
Kur paga është e ulët çdo gjë kushton më shumë! Absolutisht çdo gjë!
Fukarallëk maskarallëk!
Por, sot askush nuk kërkoi asgjë! As sa për sy e faqe!
Sindikatat janë thjesht kolibe partish. Sindikalistët janë këlyshët e partive që jetojnë në këto kolibe.
Ndërkohë rrogat janë më të ulëtat në Europë!!!
1 Maji, pushim absolut....