Kryetari i Grupit Parlamentar te LSI-së Petrit Vasili, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari si dhe deputeti i qarkut Korçe, Edmond Panariti kanë zhvilluar sot një takim me strukturat e LSI në Korçë.
Gjate fjalës së mbajtur në këtë takim, kreu i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili u ndal te gjendja e vështirë ekonomike. Ai fajësoi për këtë kryeministrin Rama dhe lidhjet e tij me drogën dhe krimin e organizuar.
Vasili tha se Rama duhet të përgjigjet dhe të japë llogari dhe për mashtrimin e rëndë publik ndaj NATO-s. “Droga dhe krimi organizuar kanë rrënuar ekonominë. Kryeministri duhet të përgjigjet sepse ka mashtruar për NATO”, tha Petrit Vasili.
Ndër të tjera Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari tha se situata e vështirë ekonomike, krimi dhe korrupsioni në Shqipëri, po sjellin gjithnjë e më shumë revoltimin e qytetarëve dhe veçanërisht të rinjve, të cilët nuk mund të pajtohen dot me këtë situatë.
“Kryeministri është koka e korrupsionit në Shqipëri. Rinia e revoltuar nga qeverisja e krimininalizuar e kryeministrit. Baza e LSI solidariteti dhe përkushtimi ndaj çdo qytetar”, tha Braimllari, ndërkohë që deputeti Panariti theksoi se: Kryeministri Rama ka mbjellë varfëri dhe mjerim në të gjithë vendin.