Braimllari: ‘Rama kryeministër kukull, as reklamat e ERTV nuk i pijnë më ujë’

E mërkurë, 02 May 2018 19:41

Deputeti i Lsi Endrit Braimllari  ka reagur nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale  duke e akuzuar Ramën si të kapur kokë e këmbë nga krimi I organizuar dhe nga trafikantët e lëndëve narkotike.

Ai është shprehur se rama ëshët përgjegjës për varfërinë e çdo shqiptari dhe se reklamat e ERTV nuk pijnë ujë më.

Statusi i tij 

Edi Rama është kokë e këmbë i kapur nga krimi i organizuar dhe trafikantët e lëndëve narkotike.

Edi Rama është përgjegjësi për varfërinë që po kalon sot çdo shqiptar, është përgjegjës për emigrimin e të rinjve nga vendi.

Ky kryeministër kukull nuk mund t’i shërbejë shqiptarëve sepse qëllimi i tij është të rrjepi çdo ditë xhepat e shqiptarëve.

Reklamat e ERTV nuk pijnë më ujë, shqiptarët do vijnë të marrin në xhepat e tu paratë që i ke grabitur!”, shkruan Braimllari.

Modifikuar më E mërkurë, 02 May 2018 19:45
Login to post comments