Mbledhja e Grupit, PD: Në krah të shqiptarëve në revoltën kundër Ramës

Hënë, 07 May 2018 15:11

Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës të Grupit Parlamentar për të diskutuar mbi sfidat dhe aksionin opozitar në përballje me qeverinë, si mision për të ndalur rrënimin që kjo qeverisje është duke i bërë vendit nga dita në ditë.

Deputetët e Partisë Demokratike janë të vendosur për të denoncuar çdo akt kriminal dhe aferë korruptive të kësaj qeverie, afera dhe skandale të cilat çdo ditë bëhen edhe më të rënda nga narko-qeveria. 

Misioni është  i qartë. Kjo qeveri duhet ndalur me çdo kusht. Opozita shqiptare do të ecë krah për krah me shqiptarët, të cilët e kanë vendosur që ta marrin në duart e tyre fatin e vendit. Shqiptarët nuk mund ta tolerojnë më këtë qeveri që po i mohon të ardhmen të rinjve dhe fëmijëve të këtij vendi. /55news.al/

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 15:26
Login to post comments