Shkolla e Oroshit në Bashkinë Mirditë të Lezhës ka disa muaj që nuk furnizohet me energji elektrike.
Megjithatë ky fakt jo pak i rëndësishëm nuk është ditur nga Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në të njëjtën kohë deputete e qarkut të Lezhës.
Ministrja që ka për detyrë të jetë e informuar për çdo problematikë të shkollave në Shqipëri e mbi të gjitha në qarkun e Lezhës të cilin e përfaqëson, kishte nevojë për “dushin e ftohtë” në publik nga prifti i zonës, Dom Genci, që të reagonte.
Reagimi që ajo ndërmori ishte vendosja e masave disiplinore ndaj dy drejtorëve të Arsimit, por ama ende nuk ka mundur të sigurojë energjinë për këtë shkollë, që është ndër më të vjetrat në Shqipëri.
Denoncimi publik për mungesën e energjisë që u bë gjatë një dëgjese në Lezhë në 4 Maj, ku merrte pjesë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, tregoi edhe njëherë që Nikolla mundet që të jetë vetëm ministre e salcave dhe jo e arsimit.