×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vokshi: Ja pse po i mbledh Rama të dhënat ...do e padisim

Hënë, 07 May 2018 17:58

 “PD do depozitojë padi penale për mbledhjen e të dhënave personale nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë”. Kështu ka deklaruar deputetja demokrate Albana Vokshi” në News24.

Vokshi tha se mbledhja e të dhënave personale të pacientëve dhe prindërve të nxënësve, përfshirë NID bëhet për arsye zgjedhore. Sipas saj, kryeministri ka vendosur të ngrejë një bazë të dhënash në Kryeministri për t’i përdorur më pas.

“Nuk mund të merren të dhënat e prindërve e pacientëve pa pëlqimin. Është krim shumë i madh. Pse duhet të shkojnë të dhënat personale në kabinetin e kryeministrit? Kush do t’i përpunojë? Nuk ka lidhje me komunikimin mësues-prindër. Ka vetëm një qëllim, mbledhja e të dhënave personale bëhet për arsye zgjedhore. Kryeministri ka vendosur të ngrejë bazën e të dhënave të zgjedhësve në kryeministri për t’i përdorur më pas. Këto të dhëna menaxhohen nga njerëz që nuk duhet t’i menaxhojnë. Unë kam kërkuar vetëm emër e mbiemër të gjithë qytetarëve që kanë bërë check up dhe ma kanë refuzuar kërkesën. Atëherë kush është qëllimi i vetëm që kryeministri kërkon të marrë të dhënat, sepse ai është urdhëruesi?”, deklaroi Vokshi.

Ajo tha se padia do të nisë me kryeministrin dhe më pas me të gjithë ata që i kërkojnë këto të dhëna personale.
“Padia jonë do nisë nga Edi Rama, do përfshihen dhe dy ministrat përkatës dhe gjithë drejtuesit që kërkojnë”, deklaroi deputetja e PD.

Login to post comments