Prej muajsh banorët e Zallherrit i kanë bërë thirrje Bashkisë së Tiranës për një urë, por askush nuk i ka kushtuar rëndësi problemit që për ta është thuajse jetik.
Në fshatin Zallherr jetojnë 40 familje, ku të gjithave u nevojitet ura për t’u lidhur më zonat tjera përreth dhe me Tiranën.
Duke qenë se askush nuk u ka ardhur në ndihmë, të 40 familjet kanë shtuar nga 50 mijë lekë të vjetra secila për të kontribuar për ndërtimin e urës mbi lumin Terkuz.
Një qytetar nga shkuar për JOQ.al:
Kjo është ura që po ndërtojmë ne banorët mbi lumin Terkuz. Asnjë ndihmë nga shteti! Më parë kalonim mbi një urë të improvizuar me një trung peme. Administrata e Zallherrit dhe as bashkia nuk na dhanë asnjë ndihmë ose zgjidhje kështu që e morëm vetë situatën nën kontroll.
Administrata na tha që s’kishin mundësi. Ne shtuam nga 50 mijë lekë të vjetra për familje dhe tani po ndërtojmë urën me forcat tona.”
Shpresojmë që shteti të mos i akuzojë për “ndërtim pa leje”...