Shkrihen drejtoritë e ngritura nga Saimir Tahiri në Policinë e Shtetit

E mërkurë, 09 May 2018 12:52

Katastrofa që Saimir Tahiri dhe Edi Rama bënë në Policinë e Shtetit duke se do të marrë fund. Presioni ndërkombëtar ka bërë që të mos tolerohet më situata në të cilën janë vendosur uniformat blu. Policia e Shtetit sot ka bërë publike edhe një plan për ndryshimin e strukturës së Drejtorive të Policive në Qarqe dhe rikthimin siç ka qenë para se socialistët të merrnin pushtetin në vitin 2013.

E gjithë skema e ndërtuar në polici nga Saimir Tahiri po shkatërrohet dhe me këto ndryshime nuk do të mbetet asnjë gjurmë e ish ministrit të Brendshëm që e kriminalizoi policinë.

Në bazë të platformës se policimit dhe sigurisë ne komunitet drejtoritë do të ndryshojnë sektorët e tyre. Ky projekt u pilotua fillimisht në drejtorinë e Policisë së Elbasanit.

Login to post comments