Kreu i PD-së Lulzim Basha doli ditën e sotme në një konferencë për mediat, ku foli për vendimin më të fundit të Kryeprokurores për shkarkimin e Besim Hajdarmatajt.
Basha u shpreh se ky vendim është marrë pasi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë ardhur materialet nga Greqia dhe Italia në lidhje me dosjen e Saimir Tahirit.
Kreu i PD-së bëri me dije se ky vendim ka vërtetuar edhe një herë se kryeministri Edi Ramë është në mbrojtje të Saimir Tahirit.
Për Bashën, është e qarë se vendimi i ditës së sotme nga Marku është i jashtëligjshëm, pasi nuk ka kompetencë për shkarkimin ose emërimin e prokurorëve.
“Sot kamikazja njoftoi shkarkimin e drejtuesit të prokurorëve që hetonte Saimir Tahirin. Shkarkimi i kryer me urdhër nga Edi Rama vjen pak ditë pas ardhjes së materialeve nga Greqi dhe Italia. Vjen ditën kur Prokurori nuk kishte më nevojë për të arrestuar Saimir Tahirin, pasi KQZ konfirmoi heqjen e mandatit.
A u shkarkua Hajdarmataj se po mblidhte prova të reja për Tahirin dhe Ramën?
Edi Rama po bën gjithçka për të shpëtuar Saimir Tahirin. Shkarkimin i Hajrdamatjt dhe emërimi i kamikazes së Ramës janë bërë në shkelje të hapur me ligjin. Ky është një vendim i paligjshëm për të cilin prokurorja e Edi Ramës do të mbajë përgjegjësi penale. Vendimi është i Edi Ramës që kontrollon Arta Markun.”, tha Basha.
Në një vendim të papritur, kryeprokurorja Arta Marku vendosi që të shkarkonte kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmatajn, i cili ka në dorë edhe dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.
Por duket se zhvillimet e fundit, duke përfshirë heqjen dorë nga mandati i deputetit nga Saimir Tahiri, si dhe materialet që kanë ardhur nga Greqia dhe Itali për dosjen e ‘Habilajve’, ka çuar në panik Ramën, i cila ka urdhëruar Markun për shkarkimin e Hajdarmatajt. /55News.al/