Ambasadori amerikan, Donald Lu ka reaguar për vendimin që mori ditën e sotme, kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Markun për të zëvendësuar drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmatën.
Lu thotë se Shqipëria duhet të demonstrojë se hetimet me profil të lartë publik mund të ecin përpara pa ndërhyrje politike.
Ambasadori ka theksuar se SHBA janë të gatshme të mbështesin një prokurori që ka vullnet për të punuar.
“Ky është një moment me rëndësi që Shqipëria të demonstrojë se hetimet me profil të lartë publik mund të ecin përpara pa ndërhyrje politike. Prokurorja e Përgjithshme thotë se ka emëruar Znj. Prela në mënyrë që çështjet me përparësi të përfundohen në mënyrë më të shpejtë dhe më të efektshme. Jemi gati të mbështesim një prokurori që ka vullnetin dhe aftësinë të punojë për këto çështje të rëndësishme të krimit dhe korrupsionit në mënyrë të efektshme dhe pa vonesa.”, u shpreh Donald Lu. /55News.al/