Kush e dha informacionin për dërgimin në postë të informacioneve sekrete në Durrës? Kjo është pyetja që personat përgjegjës nuk po i japin përgjigje. Dy grabitësit dinin orën dhe vendin e saktë të lëvizjes së dokumenteve sekrete. Ish-Kryeprokurorja e Durrësit, Donika Prela sot, dhe Prokurorja e këtij qyteti dje kur ndodhi grabitja, u përpoq të minimizojë efektet e ngjarjes së rëndë Në vend që të sqaronte situatën, Prela ngriti më shumë tymnajën dhe dyshimet se të dhënat që gjendeshin në çantën postierit të Prokurorisë, të vjedhur nga dy persona në qendër të Durrësit, mund të ishin shumë të rëndësishme.
Madje duke vijuar tentativën për të bindur opinionin publik se ngjarja është rutinore, jep garanci se, në materialet e vjedhura nuk ka të dhëna që klasifikohen “sekret shtetëror”.
Sot, një ditë pas ngjarjes, Kryeprokurorja e Dsurrësit në vend që të penalizohej, mori lajmin e ngritjes në detyrë. Rama si kryeprokuror e emëroi në krye të Prokurorisë së Krimeve të Renda.
Kjo lëvizje ngre pikëpyetje edhe më të mëdha. Pse u shpërblye Prokuroja e Durrësit. Kujt i interesonte zhdukja e atyre dokumenteve?
I qartë mbetet vetëm një fakt. Materialet në Postën Sekrete janë kryesisht të dhëna nga Shërbimi Informativ, përgjime apo materiale nga autoritetet e huaja, të cilat lidhen me aktivitetin e krimit të organizuar. Durrësi është një prej qyteteve me specifikë të theksuar sa i përket grupeve kriminale.
Tashmë, të dhënat e vjedhura nga dy persona deri më tani të paidentifikuar, me shumë mundësi janë në duart e anëtarëve të këtyre grupeve kriminale, të cilët, ashtu si edhe qytetarët e tjerë, shohin në media se si “Kryeprokurori” Rama mundohet të minimizojë dëmet.