Rama e Veliaj përdorin gazetarin për të "arrestuar" Agron Xhafën

Diel, 13 May 2018 18:11

Një deklaratë e fortë dhe e guximshme u publikua në një artikull të gazetës italiane “La Stampa”, referuar Qendrës Kulturore Shqiptare, ndërsa fliste në favor të kryeministrit dhe qeverisë Rama.

Artikulli fliste fillimisht për një incident të ndodhur gjatë promovimit të librit “Kurban” të kryeministrit në Torino, ku disa studentë kishin ndërhyrë gjatë aktivitetit me parulla kundër qeverisë shqiptare.

Ajo që ra në sy ishte deklarata e fortë e kësaj qendre e cila theksonte se vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj është arrestuar dhe ndodhet aktualisht në burg, duke dashur të hedhë poshtë akuzat e PD të faktuara dita –ditës se ai është dënuar me 7.2 vjet burg për trafik droge që në 2012-ën por me mbështetjen e vëllait ministër vazhdon të jetë i lirë.

Por, kush fshihet pas Qendrës Kulturore Shqiptare?

Në fakt, me një kërkim të thjeshtë rezulton se drejtohet nga Benko Gjata.

Ai nuk është një personazh i panjohur, përkundrazi është një gazetar dhe drejtues i qendrës. Siç edhe duket edhe nga profili i tij në facebook, Gjata ka marrë pjesë në aktivitete të shumta me kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në një mbështetës i “flaktë” i PS.

Madje, pak ditë më parë me një status në profilin e tij bënte edhe një njoftim lidhur me aktivitetin promovues të librit të Edi Ramës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...