ALARM I KUQ/ Erdogani deklaron: Po marrim kontrollin edhe në Shqipëri

Diel, 13 May 2018 19:36

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme lidhur me Shqipërinë.

Duke folur para studentëve të huaj, të cilët studiojnë në Turqi, Presidenti i vendit Rexhep Taip Erdogan u shpreh se dita-ditës vendi po bëhej gjithnjë e më i fuqishëm, ndërsa nuk ka hezituar për të ndërhyrë edhe në punën e brendshme të Shqipërisë.

‘Sigurisht, ne vazhdojmë bisedimet. Herët a vonë ne do ta shkatërrojmë këtë lëvizje. Çdo ditë ne avancojmë, Fondacioni ynë Maarif në Shqipëri vazhdon procesin e marrjes së kontrollit ndaj institucioneve të atjeshme arsimore’, shtoi ai.

Duke folur për studentët nga jashtë, të cilët shkollohen në universitetet në Turqi, Erdogan tha se në vend janë aktualisht 115 mijë studentë të huaj, ndërsa objektivi është që numri i tyre të arrijë në 350 mijë.

Kjo sepse, sipas Erdogan, Turqia duhet të jetë mes pesë vendeve që kanë më shumë studentë të huaj. Ai shtoi se janë marrë masat e nevojshme parandaluese që nga pranimi i studentëve, procesit të studiuarit, dhe deri në diplomimin e tyre, studentët të mos shfrytëzohen nga organizatat terroriste FETO, e cila, siç tha ai, është armik i islamit dhe Turqisë.

Duke iu referuar vendit tonë, Presidenti turk tha se Shqipëria për fat të keq është nën një lloj të pushtimit të organizatës terroriste FETO, por megjithatë ai tha se po vazhdohej procesi për të shkatërruar këtë lëvizje.

Edhe pse Shqipëria është një vend i pavarur, duke se miqësia mes Edi Ramës dhe Erdoganit, i ka dhënë këtij të fundit guximin për të komentuar dhe ndërhyrë në punët e Shqipërisë.

Modifikuar më Diel, 13 May 2018 19:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...