Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, kërkon nga ambasadori Donald Lu që të flasë me emra, për personat përgjegjës për terrorin dhe arrestimet e bëra në Kukës mëngjesin e 1 prillit, të denja për një shtet totalitar dhe diktatorial.
Donald Lu I denoncoi pak ditë më parë por nuk denoncoi asnjë zyrtar me emër për këtë skandal.
Sipas Vasilit, qytetarët u rrëmbye natën, ashtu siç bënte Sigurimi i Shtetit.
Reagimi i Petrit Vasilit
Z. Lu denoncoi me emra banditët që arrestuan në mes të natës dhe prokurorët që i mbrojnë. Ambasadori Lu thotë në media "policia nuk ka të drejtë të kape njerëzit, për arrestime masive, në mes të natës".
Z. Lu, banditët, që i kanë kryer këto arrestime të egra dhe të turpshme natën, kanë emra dhe mbiemra dhe janë nëpër zyra. Z. Lu, këta banditë kanë rikthyer turpërisht arrestimet e Sigurimit të Shtetit.
Z. Lu, Prokurorinë e zgjedhur me 69 vota nuk e shqetëson fare as denoncimi yt, ndaj kam thënë që Reforma në Drejtësi ka vdekur.
Z. Lu, denoncoji me emra banditët që rrëmbyen qytetarët e Kukësit në mes të natës dhe ata prokurorë, që nuk fillojnë hetimin mbi ta. Z. Lu këtë presin shqiptarët nga ti, në mundesh.....bëje!