“Dosja ‘Tahiri’ në udhëkryq, SHISH injoron Kuvendin”

Premte, 06 Prill 2018 15:43

Kreu i Komisionit hetimor “Tahiri”, Edi Paloka, ka identifikuar institucionin e parë që po zvarrit punën. Ai është Shërbimi Informativ i Shtetit me drejtor të komanduar Helidon Bendon. Një pjesë e anëtarëve të Komisionit hetimor kanë kërkuar pajisjen me certifikatë Sigurie të përkohshme, për të parë raportet e shërbimit inteligjent për kultivimin dhe trafikimin e drogës.

Paloka thotë se ky reagim është i lidhur me ndryshimet e fundit në kupolën drejtuese të Shërbimit Informativ dhe rikthimin e ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të Shtetit.

 “Shprehet personi që ka kthyer përgjigje se nuk mund të jepet certifikata e nivelit tepër sekret në një kohë kaq të shkurtër. Në fakt ne nuk kemi kërkuar këtë certifikatë, po atë që është dhënë gjithnjë, certifikata e përkohshme për rastet kur është kërkuar dhe është pikërisht për këto raste që jepet me urgjencë, me verifikimet e duhura sigurisht”, tha Paloka.

Login to post comments