×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Prokurorët nuk dorëzohen: E duam Tahirin në burg!

Tuesday, 15 May 2018 13:51

Prokurorët e Krimeve të Rënda, që po hetojnë ish-ministrin e Brendshëm, janë të bindur se ka prova të mjaftueshme për të çuar prapa hekurave, Saimir Tahrin.

Edhe pse sollën prova të shumta para gjykatës ditën e sotme, ajo nuk i mori për bazë dhe vendosi masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, të njëjtën masë siç u dha 3 ditë më parë për Tahirin.

Por, prokurorët e kësaj dosje, me në krye Besim Hajdarmatajn nuk janë dorëzuar dhe për këtë mësohet se do të apelojnë këtë vendim, duke kërkuar edhe një herë ‘arrest me burg’ për Tahrin.

Pra gjykatës, prokurorët kanë sqaruar se është e provuar se Saimir Tahiri ka drekuar në Greqi më kushëririn e tij trafikant, si dhe ka udhëtuar drejt vendit fqinj më skaf.

Lëvizjet e ministrit të Brendshëm në atë kohë, nuk janë regjistruar nga sistemi ‘TIMS’ dhe për prokurorët kjo do të thotë se Tahiri ka shfrytëzuar postin për të manipuluar hyrje-daljet.

Por me gjykatën e kontrolluar nga Rama, provat e qarta të prokurorisë nuk kanë bërë që ajo të vendosë që të fusë në burg Saimir Tahirin. /55News.al/

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 14:05
Login to post comments