Edi Rama ka marrë një tjetër ‘shuplakë’ nga drejtuesit e Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave në qershor.
Pas vizitës së dështuar në Berlin, ka qenë Presidenti i Francës, Emanuel Macron, i cili ia ka komunikuar në sy Ramës skepticizmin e vendit të tij.
Presidenti francez mësohet se gjatë bisedës me Ramën ka shprehur shqetësimin për çështjen e azilantëve shqiptarë.
Presidenti Macron mësohet se ka theksuar se strukturat përkatëse në Paris janë angazhuar seriozisht në leximin e detajuar të raport të Komisionit Europian dhe në javët në vijim do të formësojnë edhe qëndrimin përfundimtar të Francës. /55news.al/