Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka mbyllur seancën në mënyrë të turpshme, pasi kryetari i PD-së Lulzim Basha ka nisur të denonconte me fakte kërcënimin që po i bënte policia e Ramës dhe Xhafajt Dëshmitarit X, i cili ishte pjesë e përgjimit të vëllait të Ministrit të Brendshëm, ku u kap duke folur për pazare droge.
Por Basha nuk e ka ndalur fjalën, duke u futur LIVE në Facebook, ndërsa deputetët e PS janë larguar të tmerruar nga seanca plenare.
Me ikjen e deputetëve të PS-së si dhe të kreu të Kuvendit, i cili është kthyer në vegël e Ramës për t’i mbyllur gojën opozitës, Basha ka vazdhuar fjalën.
Në sallë janë vetëm deputetët e PD-së, ku me pak fjalë, u kthye pluralizmi në Kuvend, si dhe me ikjen e ministrave dhe deputetëve të PS-së, në ambientet e brendshme mund të themi pa frikë nuk ka të korruptuar dhe kriminelë.
Opozita i ka kthyer dinjitetin Kuvendit të Shqipërisë, pasi Edi Rama e mbushi atë me të dënuar për trafik droge dhe kriminelë.
/55News.al/