Në seancëne parlamentit, kryedemokrati Basha njoftoi aksionin e Policisën së Shtetit e cila është vënë në ndjekje të dëshmitarit “X” që bisedoi me vëllain e Fatmir Xhafajt për pazaret e kanabisit.
Por ndërkohë që dëshmitari “X” nuk dihet se kush është, policia e ka identifikuar atë. Po ku e mësoi Policia identitetin e tij? Përgjigjen nuk mund ta kishte policia, por vetëm vëllai i Agron Xhafaj që pas këtij veprimi tregon haptazi se e njeh dëshmitarin dhe se audio nuk është një sajesë e opozitës. “Mesa duket ekspertizën e audiopërgjimit kryeministri e ka bërë në Surrel. Nga e dinë policia e Xhafës kush është dëshmitari X? Nga e dinë ata kush është ky në audiopërgjimin që qenka i falsifikuar e manipuluar. Ua thanë Xhafajt, vëllai i madh dhe vëllai i vogël, sepse ata e dinë fare mirë kush është dëshmitari X, sepse gjithçka që është thënë në atë bisedë është e vërtetë, por shteti nuk vepron” tha Basha.