Ashtu si javën e kaluar kryeopozitari Lulzim Basha kaloi në Facebook për të vijuar fjalën e tij, pasi kryeparlamentari Gramoz Ruçi e njoftoi se i kishte mbaruar koha.
Basha nuk i ndali akuzat as kur Ruçi i tha të zbriste nga foltorja për t’ja lënë fjalën ish-kryeministrit Sali Berisha.
Basha insistoi që të vazhdonte fjalimin e tij, por Ruçi tha se ka të tjerë deputetë që duan të flasin.
Ai madje tha se në radhë është Sali Berisha për të folur.
Kur Basha nuk u tërhoq nga foltorja, Ruçi ndërpreu seancën 10 minuta.
Megjithatë, Basha vazhdoi fjalimin duke e transmetuar live në FB.
Basha: Gojën opozitës nuk ia mbyllni dot, as me metodat e sigurimit ju jeni shkolluar e rritur. Prandaj unë do të vazhdoj deri në fund fjalën time këtu”,- tha Basha,
Ruçi: Duhet të respektoni Kuvendin zoti Basha. Mos e uzurponi Parlamentin, Uluni poshtë