Analisti i njohur, Artur Zheji thotë se kryeministri Edi Rama është drejt fundit, dhe fundi do t’i vijë në mënyrë barbare.
Zheji thotë se Rama është mjeran i pangushëllueshëm, ndërsa shton se tashmë në kusi po vlojnë koka ministrash e jo koka viçash.
“Tani kryeministri është bërë si rojtari i një thertoreje, që e rruan atë nga lukunia e qenve, të cilët era e athët e gjakut i çmend krejt. Mundohet kryeministri, ky Çoban qensh të harbuar, që të largojë lukuninë nga sulmi përfundimtar mbi grumbullin e mishit të porsatherrur.
Ndërkohë, si kryeguzhinier i Paçerisë – “Qeverria që duam”, mundohet të gënjejë klientelën që vjen vërdallë, se në kusi po vlojnë koka viçash dhe jo koka ministrash.
Çfarë situate qesharake.
U bëre qesharak o kryeministër, re brenda në kusinë e oreksit tënd pakufi, si një mjeran i pangushëllueshëm. Në errësirën e thellë të bindjes së rreme, të kësaj Bote të rreme, që thotë se “malli dhe plaçka” të sjellin lumturinë.Mjafton të shkëlqesh, sipas asaj që të thotë pasqyra jote gënjeshtare e Njerkës së Borëbardhës, dhe rri mes qorrave dhe kretinëve që ke grumbulluar rreth vetes pa hesap, o derëziu kryeministër…
Tmerr, një Km – Paçebërës, nuk ka “Brioni” apo “Jordan”, që të zbukuron përparësen yndyrëmadhe të Paçexhiut, që gatuan në Kusi, kokat e ministrave të vet, në të vërtetë më të mirët që ka pasë si ministra…
Nuk dua të jem aty rrotull, kur turma e tërbuar e qenve do të turren herët a vonë e të sulmojnë të hanë të zotin…
Sinqerisht vlla!”, shkruan ndër të tjera Zheji.