Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar lidhur me sulmin që po i bëhet dëshmitarit Albert Veliut, i cili denoncoi me zë dhe me figurë, Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.
Por mediat e kontrolluar nga Rama, nisën sulmon në drejtim të tij, duke thënë se dëshmia e tij nuk mund të merret për bazë pasi ka qenë i dënuar.
Paloka ka ironizuar, duke thënë se Agron Xhafaj, i cili është dënuar me 7 vite burg për trafik droge, është Prof.Dr, ndërsa Veliu është i pabesueshëm.
Reagimi i Palokës
Palacot: “Albert Veliu nuk eshte i besueshem se ka bere burg per droge po sidomos ka koeficient te ulet intelektual .Ai nuk mund te njollose Prof.Dr Agron Geron Xhafajn qe burg nuk beri asnje dite.”
Agron Xhafaj është denoncuar për trafik droge me 7 vite burg në Itali, por nuk ka qëndruar asnjë ditë pas hekurave.
Por, vetëm pak ditë më parë, PD-ja publikoi një audio-përgjim, ku dëgjohet duke bërë pazare droge me disa persona të tjerë, ngjarje kjo e ndodhur disa muaj më parë.
/55News.al/