Dëshmitari Albert Veliu po merret në pyetje ditën e sotme nga Prokuroria e Tiranës, lidhur me audio-përgjimin që dëgjohet Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafja, duke bërë pazare droge.
Ndërsa, një ditë më parë, u publikuar edhe një intervistë e Veliut, i cili në përgjim identifikohet si “Bashkëpunëtori X”.
Në këtë intervistë ai tregonte sesi Agron Xhafaj ishte marrë me trafik droge drejt Italisë para se të dënohej, duke theksuar se ai vazhdonte të punonte edhe në Vlorë për të çuar droge drejt Italisë.
Pas publikimit të intervistë, ata që mbrojnë krimin, u sulën duke thënë se audio-përgjimi është montuar, por kjo gjë mohet nga Veliu.
Madje edhe ditën e djeshme kur është pyetur për herë të parë në prokurori, ka theksuar vërtetësinë e videos, duke dhënë edhe detaje.
‘Në audio-përgjim është zëri im dhe i Agron Xhafajt’, ka konfirmuar Albert Veliu për prokurorinë.
Prej ditës kur u publikua audio-përgjimi, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj po kërcënojnë dëshmitarin dhe kanë nisur punën për manipulimin e provave. /55News.al/