Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj Edi Ramës, duke e cilësuar atë si të çekuilibruar, pasi është kapur në flagrancë.
Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Manjani shprehet se Rama dhe qeveria e tij i ka damkosur shqiptarët, si popull trafikant droge në BE.
Manjani ka shkuar edhe më tej, duke e cilësuar Ramën pusht.
Reagimi i plotë i Manjanit:
Denoncimi i trafikut të drogës dhe përfshirja e qeverisë në të është pa asnjë dyshim, detyrë e çdo opozite!
Deduksionet e llogjikës së ç’ekuilibruar të Kryeministrit, medemek hokatar, janë shenja e dukshme e kapjes në flagrancë në krim!
Po mor po, Ai Alberti është “flamuri i opozitës”, ashtu siç është turpi dhe faqja e zezë e këtij Kryeministri faqe zi!
Për turpin tonë të përbashkët, ky i ç’ekuilibruar na damkosi në Europë si popull trafikant droge dhe si azilant!
Jo në BE, por as tek armiqtë e BE nuk nga integron dot ky, që në mënyrë unikale fajson denoncuesit e të keqes dhe jo të keqen!
Bashkëjeton me të gjitha të këqijat e kësaj bote dhe shpall armik çdo njeri që mendon, flet e denoncon lirisht!
Giithmonë ja kanë fajin të tjerët!
Thonë se fjala “pushtet” vjen nga fjala “Pusht”. Sjellja e këtij Kryeministri e provon këtë thenie...
/55News.al/