Audiopërgjimi/ Vasili: Rama gënjeshtar dhe i ç’ekuilibruar

Saturday, 19 May 2018 16:45

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, e ka cilësuar si një gënjeshtër të madhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili për të mbrojtur ministrin Xhafa dhe vëllain e tij Agronin, tha se audiopërgjimi nuk ishte autentik.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili, thekson se i njëjti kryeministër jep dy deklarata të ndryshme brenda pak ditësh.

Ja postimi i Vasilit:

Kryeministri Genjeu per audiopergjimin dhe tani i kapur ne faj gjoja po pret ekspertizen.

Kryeministri genjeu paturpesisht dhe tha nje jave me pare perpara grupit te tij parlamentar:

“Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare për ekspertizën e këtij incizimi,

Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore mua ajo pergjigje me mjafton, per tju thene juve se jemi por para nje akti mashtrimi te opinionit publik me nje material jo autentik".

Sot pas nje jave po i njejti kryeminister tashme nje genjeshtar i rendomte dhe i ç'ekulibruar thote te kunderten.Ja cthote sot:

"Unë do pres me durim provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria dhe këtu jemi, shqiptarët do shohin e do gjykojnë!"

Ky mashtrues qe shperdoron pacipesisht postin e kryeministrit per te genjyer shqiptaret duhet te ndiqet penalisht per deklaratat e tij.

Kjo prokurori duke mos reaguar ndaj tij po rrenon totalisht besimin e popullit shqiptar tek ajo dhe po deshmon kapjen e saj te rrezikshme dhe te ndeshkueshme.

Persa i takon kryeministrit deklarat e tij genjeshtare jane shume te qarta per kedo qe di shkrim dhe kendim.

Kushdo qe perpiqet qe t'i jape alibira ketij mashtruesi vetem sa tregon shpelarjen morale te vetvetes.

Modifikuar më Saturday, 19 May 2018 16:53
Login to post comments