Mesazhe të forta vijnë direkt nga Bashkimi Europian kundër Ramës, qeverinë e të cilit e konsiderojnë të kapur nga krimi i organizuar. Një reagim i tillë lë shumë pak vend për hamendësime për atë që do të ndodhë në ditët dhe javët e ardhshme. Ka nisur një izolim i plotë i Ramës në Europë dhe ditët e tij janë të numëruara.
Nëse Maqedonia ka pengesë për hapjen e negociatave, vetëm për çështjen e hapur që ka me Greqinë për emrin që do të mbajë si shtet, Shqipëria ka në pengesë edhe më të madhe; krimin e organizuar që ka kapur qeverinë.
Në qershor pritet që Këshilli i Ministrave, të flasë me votë për çelje ose jo të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE. Për këtë, gazeta ”Politiko”, shkruan se ende këto dy vende nuk e kanë të sigurt nëse do të hapen negociatat.
Duke ju referuar samitit të Sofjes ku u takuan liderët e Ballkanit, ”Politico”, thekson se Tirana dhe Shkupi lihen në ankth, teksa vijohet se për dy vendet për të cilat u çel rekomandimi nga Komisioni Europian, mungoi mbështetja nga liderët kryesorë të BE.
Këshilla ishte se dy vendet duhet të bëjnë më shumë deri në muajin qershor, kur është ballafaqimi i radhës.
”Sofja nuk ishte një rinovim i premtimeve martesore, pasi ceremonia e madhe nuk ka ndodhur kurrë. Ishte një deklaratë e dy partnerëve se dëshirojnë ende të martohen, por tashmë njëra palë po bën çmos për t’u martuar”, thuhet në shkrim.
Sipas tij, fati i Shqipërisë varet nga lufta ndaj krimit dhe korrupsionit. ”Shqipëria është në presion për të luftuar fort krimin e organizuar dhe emigrantët ilegalë, ndërsa Maqedonia është e varur nga marrëveshja me Greqinë”, thuhet në shkrim.