“E nxori kokën fare pak nga llumi, sa për të treguar se po kapin fundin”.
Kështu është shprehur në një status në Facebook nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka . Ai i drejtohet kryeministrit Edi Rama, pas reagimit të këtij fundit lidhur me audiopërgjimin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm.
Paloka shprehet se sa më shumë i mbron personat e inkriminuar aq më shumë zhytet nëe llumin e tij të krimit.
Reagimi i plotë i tij
E nxorri koken fare pak nga llumi , sa per te treguar se po kapen fundin.
Sa me shume perpiqet dhe i mbron aq me shume zhytet ne llumin e tij te krimit, aq me i pashprese behet.
Dje , pasi mashtroi prape mbi ekspertizen per pergjimin qe paskesh bere vete, nuk gjente dot deren per te dale nga salla e konferences me gazetaret. Sot u perdrodh prape e deklaroi se po pret ekspertizen e prokurorise se tij.
Mblodhi llumin e krimit e droges dhe ja paraqiti shqiptareve si xhevahire duke i bere kryetare bashkie, deputete e ministra...
Edvin , je ti qe me “xhevahiret”e tu, nga Elvis Roshi tek Sajmir Tahiri e Fatmir e Agron Xhafa duke punuar per pushtetin dhe pasurine tuaj, punoni dite e nate kunder Shqipërise e shqiptareve .
Me 26 maj shqiptaret jane thirrur qe te pastrojne llumin tend Edvin. Priti tek dera...