Ish-Kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një statusi në Facebook ka dënuar edhe një herë vrasjen e 27 vjeçarit Enea Ftoi i cili ndërroi jetë në mënyrë misterioze brenda komisariatit të Korçës. Vrasje shteterore raciste e ka cilësuar Berisha vdekjen e 27-vjeçarit. Për shkak se nuk është marrë asnjë masë ndaj tre autorëve të krimit Berisha ka ftuar qytetarët e Korçës dhe anëtarët e komunitetit rom të protestojnë.
Statusi i plotë i Berishës:
Torturimi me pasoje vdekjen e 27 vjeçarit rom Enea Ftoi, eshte vrasje shteterore raciste!
Te dashur miq, para tre ditesh kriminele me uniforme ne komisariatin e Korçes i moren jeten me tortura çnjerezore te riut rom, 27 vjeçarit Enea Ftoi. Sot pas tre ditesh autoret e ketij krimi monstruoz racist, xhelatet e Eneas jane te lire dhe vazhdojne me qetesi punen.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete qendrim kriminal te narkoshtetit, i cili fakton ne menyre perfundimtare se kemi te bejme me nje vrasje te mirefillte raciste shteterore, u bej thirrje komunitetit rom dhe mbare qytetareve te Korçes qe te ngrihen kunder ketij akti çnjerezor te autoriteteve shteterore, Edi Rames dhe klikes se tij raciste ne pushtet! sb /55news.al/