“Të na rrojë sa malet shoku Rama”/ Kur të gradon 'Komandant', Tërmet ‘Publiçitari’

Tuesday, 22 May 2018 11:47

“Të na rrojë sa malet, ky burri këtu. Ti shprehim falënderimet e përzemërta me një duartrokitje shokut Edi Rama”, kanë qenë këto fjalët e turpshme e kryetarit të Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, në takimin që u zhvillua me drejtorët e qarkut Gjirokastër në Tepelenë. Kështu e ka shprehur Tërmet ‘Publiçitari’ gëzimin për vizitën e Ramës në qytetin jugor.

Teksa i drejtohej me fjalën ‘shoku’ dhe ‘komandant’, Peçi përmendi disa nga projektet që ka konkretizuar qeveria në Tepelenë, ndërsa e falënderoi Ramën publikisht. Më pas e mori fjalën Rama, i cili nuk e fshehu dot ekzaltimin nga këto fjalë të kryebashkiakut të tij. /55new.al/

 

Modifikuar më Tuesday, 22 May 2018 11:53
Login to post comments