×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Revolta e Qafe Barit/ Basha: Nën shembullin e këtyre heronjve të bëhemi bashkë më 26 maj

Tuesday, 22 May 2018 12:04

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë një tjetër thirrje për shqiptarët, që të bashkohen në një protestë kundër qeverisë së Edi Ramës që mbron trafikantët. Sot Basha ka kujtuar edhe protestën tjetër antikomuniste atë të Qafës së Barit ku të burgosurit politikë morën kontrollin e burgut për disa orë, fituan lirinë për disa orë.

Postimi i plotë i kryetarit të opozitës

11 vite pas kryengritjes se Spaçit që ngjalli shpresë dhe i dha kurajo njerëzve, një tjetër akt heroik në një tjetër burg famëkeq ndodhi, Revolta e Qafe Barit.

Të dënuarit politikë ngritën krye ndaj shtypësve të tyre. Fale kurajës se tyre mbinjerëzore në Qafën e Barit, si sot 34 vjet më parë u fitua për disa ore liria, për disa ore ra sistemi gjakatar komunist. Burrat që kryen këto akte heroike, janë frymëzim njerëzor dhe atdhetar. Ata kërkuan lirinë, ata u ngritën kundër padrejtësisë brenda burgjeve mizore.

Në shembullin e guximit të tyre te pashoq, do të bashkohen të shtunën shumica e shqiptarëve që e duan vendin pa krim, pa drogë, pa ministra të lidhur drejtpërdrejt me bandat, pa një kryeministër që mbron hapur të keqen. Me këto shembuj të heroizmit dhe atdhedashurisë, ju ftoj të bashkohemi të shtunën me 26 maj, në orën 11 në Tiranë, të gjithë bashkë në protestën kombëtare ngrihemi kundër padrejtësisë, kundër qeverisë së lidhur me krimin, për Shqipërinë si gjithë Europa.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...