×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Rama është marrë peng nga bandat, rrëzimi i tij i shpejtë”

Tuesday, 22 May 2018 17:05

Kryetare e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se Kryeministri Edi Rama nuk do të mund të bindë askënd, as bashkëpunëtorët më të afërt, dhe jo më të pretendojë bashkëpunim me opozitën.

 Kryemadhi tha se LSI është në opozitë jo vetëm me qeverinë dhe Edi Ramën, por me krimin dhe drogën.

Në takimin me kryetarët e degëve të LSI-së, Kryemadhi tha se Rama është marrë peng nga bandat dhe e ka të pamundur të tërhiqet.

“Rama dhe veglat e tij, Prokuroria dhe Policia, janë më shumë të frikësuar nga e drejta. E shtuna do të tregojë se shqiptarët nuk do të mund t’i ndalë dot as Edi Rama, as policët dhe as prokurorët. Nëse Rama do të vazhdojë të kërcënojë shqiptarët me gjyqtarë dhe prokurorë që i lëpihen për të kaluar Vettingun, apo me bandat, atëherë dita e rrëzimit të tij do të jetë jo e shpejtë, por e tmerrshme”, u shpreh Kryemadhi.

Sipas kryetares së LSI-së, nuk ka më njeri dhe as Zot që do të shpëtojë Edi Ramën që është i zhytur.

Kryemadhi i drejtoi një apel shqiptarëve që të dalin masivisht në protestën e 26 majit pasi tani ka ardhur koha që Edi Rama të ikë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...