“Ejani në protestë! Nuk ka më Zot ta mbrojë Ramën”

Tuesday, 22 May 2018 17:18

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një deklaratë për shtyp i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të marrin pjesën në protestën e së shtunës.

Kryemadhit tha se kryeministri Edi Rama është modeli më i shëmtuar që i ofrohet të rinjve sot.

“Beteja jonë do të finalizohet me protestën e së shtunës. Ky kryeministër është modeli më i shëmtuar që ne i ofrojmë sot të rinjve shqiptarë. Të rinj e të reja po provojnë qeverisjen e keqe që ka përfshirë të gjithë Shqipërinë. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve t’u bashkohemi protestës së opozitës, për të protestuar kundër arrogancës së këtij kryeministri të bërë njësh me krimin.

Opozita është për një Shqipëri sa më afër Bashkimit Europian, por Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të krimit nuk duan të ndodhë. Se po ndodhi hyrja në BE, aq më shumë do kontrollohet nga ndërkombëtarët. Ai do që të zgjasë akoma më shumë agoninë e grabitjes së vendit.

Rama nuk është Zot as i Shqipërisë as i shqiptarëve, me prokurorë që i lëpihen për Vettingun e tyre, të protestojmë ndaj kësaj qeveri të kapur. Nuk ka më Zot ta mbrojë Ramën,” u shpreh kryetarja e LSI-së.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...