Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme lidhur me vdekjen e një 35-vjeçari në Peqin të Elbasanit.
Berisha thotë se ai ka gjetur vdekjen pasi ka qenë duke punuar me korrëse barin në restorantin e Drejtorit të OSHEE të Elbasanit.
Ish-kryeministri Berisha thotë se ngjarja po tentohet që të fshihet nga policia, pasi nuk duan që të dalë emri i drejtorit të OSHEE, Bukurosh Maci.
Reagimi i Berishës:
Vrasesit e pushtetit!
Viktima Ilir Sharka 25 vjeç ne Peqin, per te cilin shpreh ngushellimet me te thella familjes, ka vdekur nga korenti ne kopshtin e drejtorit te OSHEE!
Lexoni denoncimin e qytetareve dixhital. sb
“Z.Berisha Sot ne qytetin e Peqinit vdiq nga korenti duke pastruar barin nje i ri 25-vjecar Ilir Sharka (qe me kete pune nxirrte buken e dites dhe mbante familjen) ne ambjentet e Hotel Restorant Maci.Drejtori o OSHEE-se Qarku Elbasan njekohesisht dhe pronari i kompleksit ku ndodhi vdekja BUKUROSH MACI.1-Per te mbuluar vjedhjen e energjise elektrike nen toke qe vidhet nga ana e kompleksit.2-Per te fshehur krimin flagrant po manipulon provat shkaqet e vdekjes te riut ne bashkepunim me Ekspertizen-Mjekoligjore te rrethit Elbasan si dhe me policine e qytetit te Peqinit bashkepunim me Drejtorine e Policise Elbasan NE VDEKJE NGA KORENTI NE INFARKT.Qyteti i Peqinit eshte i errituar nga ky akt kriminal nga kjo maskarade e pashoq e patreguar ndonjehere”
“Doktor Pershendetje
Bie ne kontakt me rrymen elektrike ne Restorant Maci ne Peqin punetori teksa korrte barin. Restoranti i perket Drejtorit te Qarkut te Oshee Elbasan, Bukurosh Maci. Ky eshte drejtori i cili ben ligjin teksa vjedh energjine per restorantin e tij, por gjithashtu po mbulon vdekjen e nje njeriu te pafajshem.
Anonim” /55News.al/