Dëshmitari "X" fitoi dje përballë çitjaneve të Ramës

Tuesday, 22 May 2018 17:44

Pavarësisht se e ironizoi intervistën e djeshme të gazetarit Jetmir Olldashi dhe të rejave të publikuara nga skandali i vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, Rama iu tremb vëmendjes së publikut. Ditën e djeshme i madhe  i vogël , zyrtar e qytetar i thjeshtë, militantë të Tahirit e militantë të Xhafajt prisnin me padurim publikimin në orën 21 00 të fakteve të reja që implikojnë qeverinë me trafikun e Kanabisit.

Dhe për të tërhequr aq sa të mundte vëmendjen e  publikut dhe fokusin e qytetarëve,  Rama përdori stilin e vjetër. Nxori nga gardëroba çitjanet e shpresës. Ai rezervoi kohën televizive që në mesditë e deri në përfundim të emisionit “Ajsberg” që kishte paralajmëruar publikimin e fakteve të reja mbi çështjen “Xhafaj”

Ditën e djeshme, paralelisht me emisionin “Ajsberg”  kryeministri vendosi të jepte një intervistë për të balancuar vëmendjen që ka fituar skandali mbi audiopërgjimin për Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj.

Njësoj si në fushatë, ai u shfaq me tuta e duke bërë çunin trendy përballë gazetares Mirela Milori e veshur me xhaketë. Por fatkeqësisht rezultoi në një fushatë që e humbi me gjithë mundimin e vet të madh.

Kështu, intervista e mbrëmshme e gazetarit Jetmir Olldashi i cili foli për faktet që kishte zbuluar gjatë investigimit të tij dhe publikimi i një serie të dytë përgjimesh për Vlorën, e nxorrën nul mbrëmë kryeministrin.

Gazetari Jetmir Olldashi i vërtetoi dje opinionit publik se “kazani mediatik” vlon në zyrën e kryeministrit ose së paku te ata që Rama njeh nga afër.

brekushet-rama.jpgtuta.jpg

Login to post comments