Deputeti i PD i qarkut të Vlorës, Agron Shehaj reagon pas incidentit të ndodhur sërish sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.
Sot, kreu i komisionit Erjon Braçe kërkoi largimin e deputetit demokrat nga mbledhja me pretendimin se e ka fyer, pasi Shehaj i tërhoqi vëmendjen për mungesë etike. Madje, deputeti shkon edhe më tej, ndërsa pozon në një foto me Esiona Konomin, gazetarja e cila u përjashtua dje nga salla me kërkesë të Braçes.
“Dy të përjashtuar. Sot në komision Braçe kërkoi largimin tim nga mbledhja sepse i tërhoqa vëmendjen për mungesë etike. Ndërkohë që kolegët flisnin, Braçe ishte në telefon dhe lexonte gazetën në formë mospërfillje të kolegëve.
Të jesh gazetar është një profesion i vështirë por të jesh gazetar dinjitoz është edhe më e vështirë. E tillë është Esiona.
Sot u bëmë dy kundër Braçes, po të shtunën do të jemi mijëra?”, shkruan deputeti Shehaj.